Sport
Bujar Shabani sot realizoi një nga golat më të bukur të edicionit, shikoni “predhën” e tij nga distanca
Demokracia
18:49 | 07 Nëntor 2021

Share:

Mesfushori, Bujar Shabani ia siguroi pikët maksimale Dukagjinit në takimin e javës së 13-të kundër Feronikelit.

Shabani ishte golashënuesi i vetëm në fitoren 1-0 të “Hithave” në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, shkruan Demokracia.com.

Futbollisti ferizajas golin e minutës së 76-të e konkretizoi falë një goditje “predhë” nga distanca.

Portieri i “Industrialistëve” Florian Smakiqi u hodh në drejtim të topit, por goditje ishte shumë e fuqishme dhe shkoi në këndin e portës së tij duke mos arritur ta shmang golin.

Shabani iu bashkua Dukagjinit në merkaton e verës, ndërsa cilësohet si një nga mesfushorët më të mirë viteve të fundit.

Më poshtë mund ta shikoni golin e jashtëzakonshëm. /Demokracia.com

Të ngjashme