Lajme
Buja: “Amelika Amelika” shumë goditëse për ata me të cilët e kemi realizuar lirinë
Demokracia
18:54 | 15 Mars 2023

Share:

Më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, do të takohen kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Aty, pritet të nënshkruhet aneksi i Propozimit franko-gjerman, apo udhërrëfyesi i zbatimit.

E lidhur me këtë ka folur njëri nga anëtarët që ka marrë pjesë në delegacionin e Kosovës në Rambuje.

Ramë Buja tha në Info Magazine në Klan Kosova se 1999-ta dallon nga ditët e sotme.

Ai theksoi se shpesh me pushteti aktual ka ditur t’i prish punët me partnerët ndërkombëtarë.

“Atëherë ishim në istikame dhe i kishim armët krahut. Ishte pak më ndryshe. Sot, duhet kryesisht të dominojë intelekti, shkathtësia, gjindshmëria dhe guxim intelektual. S’ka guxim të armës sot”, tha Buja në Klan Kosova.

“Ne i kemi miqtë tanë, por shpesh i kemi prishur punët me ta. Diplomacia matet edhe me mimikë. Kanë ditur të thonë “Amelika Amelika” jo “Shtëpia e Bardhë, e kuqe e verdhë” është shumë goditëse për ata me të cilët e kemi realizuar bashkarisht lirinë”, theksoi ai.

Të ngjashme