Sport
Buffon nuk e mendon pensionimin, i bashkohet ish-skuadrës së tij pas më shumë se dy dekada
Demokracia
13:22 | 14 Qershor 2021

Share:

Portieri italian, Gianluigi Buffon është shumë afër të bashkohet me ish-skuadrën e tij të dikurshme.

Buffon nuk është duke e menduar fare pensionimin dhe pritet të vazhdojë aventurën tek Parma, ish-skuadra e tij, shkruan Demokracia.com.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari italian dhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano.

Në rast se kompletohet transferimi i Buffonit te Parma do të ishte një rikthim i tij te klubi italian pas 26 vjetësh.

Ishte pikërisht Parma, klubi ku Buffon e kishte nisur karrierën e tij si portier në futbollin profesionist.

43-vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë dy-vjeçare të vlefshme deri në Qershor të viti 2023. /Demokracia.com

Të ngjashme