Ekziston një datë përtej së cilës Gigi Buffon nuk do të mund të presë më. Është 23 maji, dita e finales së Kupës së Italisë kundër Atalantës. Nëse deri atë ditë Juventusi nuk di të ndihet, atëherë për ish-numrin 1 të Juventusit do të jetë koha për të gjetur rrugë tjetër për të përshkuar. Një tjetër i klub i madh për Gigin ose lamtumirë futbollit.
Nuk do të jetë e lehtë për dikë si ai që të vendosë. Në këtë sezon të vështirë, për shkak të një pandemisë globale, ai ka luajtur pak, por ishte, më shumë se gjithçka tjetër, motivuesi i grupit. Mbetet Kupa e Italisë, garë në të cilën ai është titullari i portës bardhezi. Përveç kësaj, 43-vjeçari ka marrëdhënie të mira me klubin dhe pa dyshim me trajnerin Andrea Pirlo. Edhe marrëdhënien me Szczęsny, portierin titullar, e ka të shkëlqyer.
Për momentin, klubi nuk ka dalë me një ofertë që mund të zgjasë përvojën e Buffonit me të paktën një vit tjetër. Në horizont nuk ka klube të mëdha që mund ta duan si titullar. Është folur më herët për një kalim të mundshëm te Porto, por kjo pistë tashmë ka rënë poshtë. /SS