Lajme
Bufe me meny të pasur, por me konkurrencë të varfër, Ujësjellësi shpenzon afro 36 mijë euro për pije dhe ushqim
Demokracia
20:12 | 08 Maj 2025

Share:

Ujësjellësi Rajonal Prishtina është kujdesur që stafi i tij të mos i mungojë as kafja e mëngjesit, as rizotoja e drekës. Me një kontratë prej afro 36 mijë eurosh për shërbime gastronomike, institucioni publik ka siguruar një bufe të pajisur mirë edhe pse për këtë shërbim garoi vetëm një kompani. Ligji e lejon një ofertues të vetëm në tenderë të hapur, por mbetet e paqartë se pse interesimi për një kontratë kaq “të shijshme” ishte kaq i ulët.

 

Bufeja e Ujësjellësit Rajonal Prishtina do të jetë e mbush me pije dhe ushqim për një kohë të gjatë.

Tenderi për ketë furnizim tashmë është dhënë, shkruan Demokracia.com.

“Data e dhënies së kontratës   06.05.2025. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 16.05.2025. Numri i tenderëve të pranuar: 1. Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata MALIS KONTO SH.P.K. Vlera e përgjithshme e kontratës 35,730.00 euro”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Në dosjen e tenderit, Ujësjellësi ka treguar edhe disa kushte që do të duhej t’i përmbushte kompania fituese në lidhje me bufen. Kontrata është kornzië për 36 muaj.

“Operatori Ekonomik që shpërblehet me kontratë është i obliguar që inventarin e bufesë në kuzhinë ta siguroj me shpenzimet e veta.  Lokali qe jepet në shërbim: Pajisje për kryerjen e veprimtarisë që janë pronë e KRU “Prishtina” Sh. A. Lokali për shërbim përmban 46.80 m2. Depoja dhe kuzhina janë 20.70 m2. Lokali ka dy hyrje ndihmese për personelin e bufesë. Lokali ndodhet në katin përdhese”.

Po ashtu janë treguar edhe disa kushte për shërbimin që duhet të bëhet aty.

“Operatori ekonomik është i obliguar ta bejë furnizimin me artikujt qe kërkohen në specifikimin teknik si dhe duhet të kryej në mënyrë shumë profesionale shërbimin sipas kërkesave të stafit të KRUP-se.  Stafi i cili do ta kryej shërbimin duhet me përpikmëri t’i realizoj kërkesat e stafit të KRUP. Uniforma e stafit duhet të jetë e pastër si dhe pastërtia në lokal duhet të jetë në nivelin e duhur”.

Disa nga produktet që do të shpërbehen në këtë bufe janë:

Kafe makiato e vogël

Kafe Express

Kafe makiato e madhe

Kafe kapuçino

Qumësht me ,çokollatë (bambi)

Filtër – çaj

Pije ne kanaqe  330 ml (coca cola , fanta, sprite, schëepps biter limon, tonik,  etj.)

Sallata – shope 200 gr.

Omlet me pershut . 300 gr.

OmIet me djathë – 300 gr.

Omlet – mikst 300 gr.

Makarona ose shpageta boloneze – 300 gr ( sos kërpudhash ose domatesh). Sandviç – toster – proshutë . Hamburger. Risotto pule.      File pule. Qofte zgare. Patate të skuqura. Sallat greke./Demokracia.com/.

Të ngjashme