Lajme
Budallallëku i LVV-së së Tiranës | Kërkojnë të protestohet kundër ShBA-së, kinse për mbrojtjen e Qeverisë Kurti për Zajednicën
Demokracia
08:44 | 30 Janar 2023

Share:

Përderisa qytetarët e Kosovës janë të shqetësuar për prishjen e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hysamedin Feraj  një qytetar nga Shqipëria, bashkëpunëtor i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti,  po u bënë thirrje atyre që të protestojnë kundër shtetit që e ndihmoi Kosovën në çdo proces.

Budallallëku i Ferajt të Vetëvendosjes shkom goxha larg, sa e ka krahasuar gjendjen me paraluftën kur Kosova përballej me represionin serb.

“Së paku në mediet sociale janë shtuar thirrjet për protestë të shqiptarëve “në mbrojtje të qeverisë Kurti” lidhur me zajednicën. Në fakt ajo më shumë po duket si protestë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Kosovë përaballë diskriminimit serb, në stilin: “Jo diskriminimit etnik (të shqiptarëve)”! “Jo më qytetarë të dorës së dytë në Kosovë, si dikur në Jugosllavi dhe në Serbi”! “Duam barazi etnike”! “Duam të drejtat tona kombëtare”! “Liri, barazi, Republikë, demokraci”, etj. Bash si dikur, shumë vite më parë.”, ka shkruar Feraj.

Të ngjashme