Dhe, ashtu siç edhe mund të pritej tashmë ndodhi. Elvis Hoxha i Vetëvendosjes e quan “budallë” Josep Borrellin, kryediplomatin e BE-së, pas deklaratave të ashpra të këtij të fundit.
Në një status në Facebook të titulluar “Relacioni i mashtrimit me budallakinë,” Hoxha bën një denoncim të ashpër.
“E keqja nuk është se ndërmjetësi është mashtrues, as se hajni përvetësoi ato që ka grabitur. Por se përfundimi i këtij negocimi të shkurtër legjitimoi dy fakte: 1. hajni ka vjedhur; 2. ndërmjetësi nuk ka lidhje me drejtësinë.” – tha Hoxha në profilin e tij në Facebook.
Pra, Hoxha pretendon se Borrell po luan “rolin e budallait” që të mbrojë “pandershmërinë” e tij në mbrojtje të pozicionit të Serbisë.
Borrell denoncoi në veçanti Kosovën pas përfundimit të takimit në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiqit, duke thënë se për sjelljen e palëve (siç u shpreh, sidomos të Kosovës) do të informonte shtetet anëtare dhe partnerët.