Mbrëmë pas darkës së të nominuarve kanë ndodhur disa biseda interesante, po ashtu janë dhënë edhe disa deklarata të forta.
Derisa Buci, Besi dhe Santiana diskutonin për Shqipen, dhe se çfarë kishte thënë ajo në darkën e të nominuarve që ndoshta edhe e ka prekur pak Santianën, Buci ia hapi rrugën Santianës nëse ajo dëshiron ta vazhdojë këtë lojë vetëm.
“Ti edhe mundesh me u tërheq, unë nuk e kam problem, nëse unë jam duke të të bërë dëm saqë po ekzagjerohet, unë jam shumë i pajtimit mu tërheq e mos me pas afrimitet”, është shprehur Buci.
Ndërsa për ta kuptuar në detaje bisedën e tyre, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.