ShowBiz
BTS, emërohen si artistët me muzikën më të shitur të vitit 2020
Demokracia
21:47 | 04 Mars 2021

Share:

Grupi pop, BTS është emëruar si grupi me muzikën më të shitur të vitit 2020 nga IFPI, organizata që përfaqëson industrinë globale të regjistruar të muzikës.

Kjo arritje shënon një vit të shkëlqyeshëm për grupin korean, të cilët lansuan dy albume në vitin 2020- Map of the Soul: 7 dhe Be, transmeton Demokracia.com.

Djemtë mundën Taylor Swift, e cila mori kurorën vitin e kaluar, duke e lënë atë në vend të dytë.

Ata janë akti i parë jo-perëndimor për të fituar, dhe të parët këngët e të cilëve nuk këndohen gjitmonë në anglisht.

Çmimi llogaritet sipas shitjeve, shkarkimeve dhe transmetimeve në mbarë botën të një artisti ose grupi, duke mbuluar tërë punën e tyre.

Drake doli i treti, The Weeknd i katërti dhe Billie Eilish në vendin e pestë. /Demokracia.com/

Të ngjashme