Lajme
BSPK proteston sot
Demokracia
08:01 | 08 Prill 2022

Share:

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës sot do të zhvillojë një protestë.

Kjo bëhet me kërkesë për rritjen e pagave, zbatimin e Ligjit për sigurimin shëndetësor, si dhe ndryshim-plotësimin e Ligjit për skemat pensionale.

Nisja bëhet nga Biblioteka Kombëtare në drejtim të Qeverisë, nga ora 11:30.

Që protesta të mbahet sot, u vendos tre ditë më parë nga përfaqësuesit e federatave sindikale në kuadër të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Njoftimi i plotë i tyre:

Në takim u caktua këshilli organizativ, i cili do të përkujdeset për zhvillimin e qetë të protestës, e cila do të nisë me marshin prej Bibliotekës Kombëtare deri te sheshi ‘Skënderbe’, ku para ndërtesës së qeverisë, partnerit social do t’i parashtrohen publikisht kërkesat e arsyeshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës:

-100€ nga buxheti i shtetit për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, përfshirë edhe punëtorët e ndërmarrjeve publike, deri në përmbushjen e kërkesave të mëposhtme

-Përcaktimi i pagës minimale

-Miratimi i Ligjit për Zyrtarët Publikë

Miratimi i Ligjit për Paga

-Nisja e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore

-Nënshkrimi i marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse

-Amendamentimi-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti

-Hartimi dhe nënshkrimi i marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse

Të ngjashme