Lajme
BSPK-ja përkrah punëtorët e KEK-ut në protestën për rritje të pagave
Demokracia
17:32 | 10 Mars 2023

Share:

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura, e ka përkrahur vendimin e kryesisë së Sindikatës së Re të KEK-ut, për protestën e 16 marsit 2023.

Sindikalistët kanë paralajmëruar se ata do të protestojnë në kërkim të rritjes së pagave për të gjithë punëtorët e KEK-ut.

“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës përkrah fuqishëm vendimin e Kryesisë së SR KEK-ut për protestën e 16 marsit 2023, ku punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës do të kërkojnë rritjen e pagave për të gjithë punëtorët e KEK-ut”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryetarit të BSPK-së.

Të ngjashme