Lajme
BRUKSEL | Del fotoja e parë e takimit Kurti – Vuçiq
Demokracia
18:47 | 02 Maj 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë nisur takimin e përbashkët në Bruksel, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të Bashkimit Evropian.

Nga BE-ja kanë nxitur palët të miratojnë deklaratën për personat e zhdukur, si pikë e parë e rendit të ditës, dhe që kjo të pasohet me “paraqitjen dhe diskutimet për draftin e statutit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe” në Kosovë.

“Ekipi menaxhues do ta prezantojë draftin. Nuk e dimë se çfarë është në të, por duhet të jetë fillimi i procesit. Në fund të kemi një statut që është i pranueshëm për të dyja palët, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, në përputhje me standardet evropiane. Ky është hap i rëndësishëm”, tha emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, për agjencinë kroate të lajmeve “HINA”.

Përpara takimit, Vuçiq shkroi në Instagram se takimi “do të jetë vështirë”.

“Kundër nesh janë të gjithë të mëdhenjtë në Perëndim”, tha ai, pa sqaruar se kujt i referohet saktësisht.

“Megjithatë, ne kemi ligjin dhe drejtësinë në anën tonë. Më e rëndësishme se kjo është se ata nuk e kuptojnë se sa e fortë është dashuria për lirinë dhe sa fort mund ta ruani atë. Përkundër të gjitha presioneve”, tha Vuçiq.

Të ngjashme