Armando Broja kompletoi 90 minuta në fitoren e Southamptonit në udhëtim te West Ham Unitedi.
Southamptoni triumfoi 2:3 në takimin e javës së 19-të në Premierligë të zhvilluar të dielën në Londër, shkruan Demokracia.com.
Ndonëse nuk arriti të realizonte gol, sulmuesi shqiptar la “gjurmë” në këtë fitore, duke e fituar një penallti te goli i dytë i skuadrës së tij.
Broja që posedon shpejtësi të madhe me dhe pa top, u nis nga mesi i fushës ndërsa u pengua në zonën e rreptësisë me gjyqtarin që akordoi penallti për mysafirët.
Southamptoni nëpërmjet faqes zyrtare në rrjetet sociale ka pyetur tifozët se cili nga katër lojtarët e zgjedhur ishte më i mirë i ndeshjes.
46.2 për qind të votuesve ishin të mendimit se Armando Broja ishte lojtari i ndeshjes.
Who impressed you, #SaintsFC fans? ?
Time to choose your standout performer, in association with @Sportsbetio:
— Southampton FC (@SouthamptonFC) December 26, 2021
Broja la prapa James Ward-Prowse me 36.5 për qind të votave.
20-vjeçari shqiptar iu bashkua klubit elitar anglez në verën e këtij viti në formë të huazimit nga Chelsea deri në fund të edicionit. /Demokracia.com/