Sport
Broja synon të kthehet para sezonit të ri
Demokracia
17:40 | 11 Maj 2023

Share:

Sulmuesi i Chelseat, Armando Broja, ende është duke e vuajtur lëndimin e rëndë të gjurit.

21-vjeçari u lëndua në miqësoren kundër Aston Villas më 11 dhjetor, pas përplasjes që e pati me mbrojtësin Ezri Konsa.

Reprezentuesi i Shqipërisë asnjëherë nuk është përballur me lëndim të një shkalle kaq të lartë, por po synon që të kthehet para nisjes së sezonit të ri, ka shkruar të enjten “Evening Standard”.

Broja në 18 ndeshjet e këtij sezoni pati një gol të shënuar e një asistim.

Të ngjashme