Sport
Broja për dy ndeshjet e shtatorit: Shqipëria duhet të marrë gjashtë pikë, janë takime shumë të rëndësishme
Demokracia
14:57 | 22 Shtator 2022

Share:

Kombëtarja shqiptare vijon me përgatitjet intensive për dy sfidat e fundit të vlefshme për Ligën e Kombeve, ndaj Izraelit në transfertë (24 shtator) dhe në ‘Air Albania’ ndaj Islandës (27 shtator).

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja ka folur në një konferencë për media në prag të sfidës me Izraelin, shkruan Demokracia.com.

Futbollisti i Chelseat ka thënë se në dy ndeshjet e shtatorit ata duhet të marrin pikët e plota.

“Këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme. Duhet fitore dhe tre pikë për secilën nga ndeshjet dhe trajneri është ai që bën formacionin. Në stërvitje kemi pëgatitur disa skema për të fituar ndeshjen. Vetëm fitoren kemi në mendje dhe uroj që të marrim tre pikët”, tha Broja në konferencë për media, njofton FSHF-ja./Demokracia.com/

Të ngjashme