Festë, por edhe alarm për Armando Brojën. Fitorja 2-1 ndaj Coventrit në Kupën FA e Sauthempton pa Brojën protagonist me asistin e tij te goli i fitores në shtesat e ndeshjes.
Por njëkohësisht, pa lojtarin të largohej nga fusha me ndihmën e stafit mjekësor.
Futbollisti shqiptar mori një goditje në gju, që ka shqetësuar jo pak trajnerin Hasenhutl, sidomos për faktin se në pjesën e parë të sfidës u dëmtua edhe Lianko. Trajneri deklaroi se duhej parë se si ishte situata e ekipit të tij pas kësaj fitoreje.
“Situata nuk është e mirë. Urojmë që të mos kemi paguar një çmim shumë të lartë për fitoren. U munduam të administronim të gjithë lojtarët por nuk është situatë e lehtë.
Lianko pësoi një dëmtim në tendinë, Brojës iu bë faull në mes të fushë dhe ai mori një goditje në pjesën e sipërme të gjurit, duhet ta shohim se sa serioze është situata. Urojmë që në fund të mos jetë e tillë. Ajo e Liankos dukej në fakt, por goditja e Brojës, duhet të presim e të shohim”, tha trajneri austriak i Sauthempton. /Demokracia.com