Armando Broja është kthyer në një nga lojtarët më të rrezikshëm në kampionatin anglez dhe nuk është çudi që ndaj tij ka filluar një “trajtim i veçantë” nga kundërshtarët.
Kjo shihet tashmë thuajse në çdo ndeshje ku ai gjithmonë mbulohet nga dy rivalë dhe në rastin kur nis një nga shpërthimet e zakonshme, i bëhet menjëherë faull, pasi e dinë se sa i jashtëzakonshëm është vrapimi i tij.
Në ndeshjen e Southamptonit ndaj West Ham që po zhvillohet aktualisht, ishte ylli i Anglisë, Declan Rice, ai i cili e pranoi një karton të verdhë vetëm për të ndalur futbollistin shqiptar.
Në minutën e 33-të të ndeshjes, Broja fitoi topin në mesfushë dhe pas një kontrolli të shkëlqyer, u bë gati për një nga shpërthimet e tij. /Demokracia.com/
PAMJET