Sulmuesi shqiptar, Armando Broja vazhdon me paraqitje të mëdha në Premierligë.
Reprezentuesi i Shqipërisë të dielën startoi te Southamptoni që arriti fitore të rëndësishme, 3:2, në udhëtim te Ëest Ham Unitedi.
Broja luajti deri në minutën e 81-të. Madje siguroi penalltinë përmes së cilës Southamptoni kaloi në epërsi 2:1.
Trajneri i Southamptonit, Ralph Hasenhuttl komentoi rastin e penalltisë, ndërsa pati lëvdata për sulmuesin shqiptar.
“Ishte moment kyç. Mendoj se është një faull i qartë. Nëse ishte brenda apo jashtë zonës, nuk mund ta shoh nga pikëpamja ime. Por ishte një faull i qartë, pasi ai kishte ikur, ai mund të shënonte apo jepte asist. Ai është i shpejtë, Broja është super i shpejtë. Ata kishin probleme me të në pjesën e parë dhe kjo është arsyeja pse mendoj se ishte diçka e mirë që gjyqtari shikoi edhe një herë pamjet me VAR”, tha pas ndeshjes trajneri, Hasenhuttl.
Trajneri i skuadrës angleze tha se Armando Broja është shumë i rëndësishëm për ta.
“Shumë i rëndësishëm, po, absolutisht. Ai bëhet gjithnjë e më i mirë. I pëlqen këtu me ne, i pëlqen të luajë me ne, ndjehet rehat këtu dhe ka dëshirën që të mësojë të punojë shumë, kjo është ajo që bëjmë ne”, theksoi trajneri. /Demokracia.com/