Sport
Broja aktivizohet në fitoren e Chelseat
Demokracia
20:48 | 06 Gusht 2022

Share:

Chelsea e ka mposhtur Evertonin me rezultatin 1:0, në ndeshjen e xhiros së parë të elitës së futbollit anglez që u zhvillua të shtunën.

Golin që pati vlerën e tri pikëve për Chelsean e shënoi Jorginho nga penalltia. Në kohën shtesë të pjesës së parë penalltinë e fituar nga Ben Chilwell në duel me Doucuren, në gol e shndërroi mesfushori Jorginho.

Te Chelsea, sulmuesi shqiptar Armando Broja u inkuadrua në lojë në minutën e 75-të në vend të Kai Havertzit.

Ai pati një gjuajtje me kokë, por që shkoi drejt e në duart e portieri Jordan Pickford. Në fund, Chelsea mori pikë të plota për ta nisur mbarë sezonin e ri në Premier League.

 

Të ngjashme