ShowBiz
Britney Spears tregon arsyen se pse rruajti kokën në vitin 2007
Demokracia
15:48 | 17 Shkurt 2021

Share:

Britney Spears ka treguar se arsyeja që ajo rruajti kokën gjatë krizës mentale që përjetoi në vitin 2007, ishte sepse ish burri i saj nuk e lejonte të shihte dy djemtë e saj të vegjël.

Beteja e këngëtares me procesin e mbikëqyrjes nga i ati, filloi mu në këtë fazë, dhe e gjithë kjo ngjarje u detajua në dokumentarin ‘Framing Britney’, transmeton Demokracia.com

Arsyeja pse Britney rruajti kokën, është zbuluar tani pasi u mbajt sekret për 12 vite.

Pasi rruajti kokën, Britney u drejtua në një dyqan tatuazhesh, ku iu drejtua artistes së tatuazheve Emily Wynee-Hughes.

Kur ajo e pyeti se pse e kishte rruar kokën, përgjigja e Britney ishte pak e çuditshme.

“Unë nuk dua që askush të më prekë kokën. Nuk dua të më prekin flokët. Më vjen neveri që njerëzit vazhdojnë të më prekin flokët”, i kishte thënë këngëtarja.

Britney kërkoi nga Emily që t’i bëj një tatuazh si buzë dhe një kryq të vogël./Demokracia.com

 

Të ngjashme