ShowBiz
Britney Spears shënon rikthimin në Instagram me një foto ku shihet tërësisht e zhveshur pranë plazhit
Demokracia
19:31 | 25 Tetor 2022

Share:

Britney Spears ndau një tjetër foto krejtësisht e zhveshur në faqen e saj kryesore në Instagram të hënën (24 tetor), jo shumë kohë pasi bëri një rikthim në platformë.

Këngëtarja fituese e çmimeve “Grammy”, 40 vjeç, pozoi në një plazh me rërë në foton më të fundit, duke përdorur ‘emoji’ me lule për të mbuluar gjoksin e saj.

Ylli filloi të postonte në rrjetet sociale të dielën pasi çaktivizoi llogarinë e saj në fillim të këtij muaji, më 13 tetor.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Channel 8 (@britneyspears)

Krijuesja e hitit “Hold Me Closer” mund të shihet duke pozuar në një breg pranë plazhit, duke veshur asgjë përveç një kapele dielli për të mbrojtur sytë nga dielli i ndritshëm.

Për titullin e postimit të saj, Britney shtoi tre ’emoji’ me buzëkuq dhe shkronjat “MX”, duke iu referuar një udhëtimi në Meksikë.

Këngëtarja e ngarkoi foton tek 41.8 milionë ndjekësit e saj, megjithatë, pjesa e komenteve u vërshua me përgjigje të shqetësuara ose ndjekës që i kërkonin yllit të ndalonte postimin e fotove të tilla ku shihej e zhveshur tërësisht.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Channel 8 (@britneyspears)

Britney, megjithatë, nuk është e panjohur për postimin e imazheve ‘nudo’ në rrjetet e saj sociale.

Sw fundmi, ylli postoi një foto ‘topless’ të saj për të bërë një rikthim madhështor në Instagram pasi çaktivizoi llogarinë e saj.

Këngëtarja veshi vetëm një palë pantallona të shkurtra të bardha, dhe përdori duart për të mbuluar gjoksin në moment.

Gjatë pushimit të saj të shkurtër nga Instagrami, këngëtarja kaloi kohë në Twitter dhe ndau një foto shtesë krejtësisht e zhveshur të vetes duke pozuar në shtrat në fillim të javës së kaluar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Channel 8 (@britneyspears)

Fotot e nxehta u shpërndanë pasi djali i saj adoleshent, Jayden, të cilin ajo e ka me ish-bashkëshortin e saj, Keven Federline, i kishte kërkuar nënës së tij të ndalonte postimin e përmbajtjes eksplicite gjatë një interviste për ITV News.

“Është pothuajse sikur ajo duhet të postojë diçka për të tërhequr vëmendjen. Kjo ka vazhduar për vite dhe vite dhe kjo në fakt mund të mos ndalet kurrë”, kishte thënë ai.

Ndërkohë, Britney bëri zgjedhjen për të çaktivizuar Instagramin e saj menjëherë pasi ajo pretendoi se nëna e saj, Lynne Spears, e kishte goditur dhe abuzuar me të në të kaluarën.

Të ngjashme