ShowBiz
Britney Spears kërkon zyrtarisht kujdestar të ri
Demokracia
17:41 | 28 Korrik 2021

Share:

Avokati i ri i Britney Spears, Mathew Rosengart ka depozituar në gjykatë një dokument me 127 faqe duke kërkuar që Jamie Spears t’i hiqet roli i kujdestarit së financave të së bijës. Sipas tij, vendimi i gjykatës për t’i hequr pushtetin të atit, nuk do të ndikonte vetëm në gjendjen mendore të këngëtares por dhe financat e saj do të merrnin një rrjedhë pozitive.

Babai i këngëtares akuzohet se ka abuzuar me paratë e vajzës së tij. Ky pretendim mbështetet, ndër të tjera, dhe nga një artikull i revistës Forbes. Revista ngrinte pyetjen se përse pasuria neto e Spears – në krahasim me yje të tjerë – është më e ulët, edhe pse ajo ka deklaruar të ardhura prej më shumë se 600 milion dollarë gjatë karrierës së saj.

Rosengart argumenton se Britney duhet të jetë në gjendje të zgjedhë kujdestarin e saj ligjor. Për më tepër, avokati i saj pretendon se Jamie ishte arsyeja e vetme pse këngëtarja nuk mund të vazhdojë përpara me karrierën e saj të jashtëzakonshme. Ai njoftoi hetimin që do të shqyrtojë rolin si kujdestar ligjor. Sidoqoftë, në 29 Shtator pritet që të merret një vendim për largimin e mundshëm të Jamie-t.

Marrëveshja për kujdestarinë nisi në vitin 2008, kur shqetësimet rreth shëndetit mendor të këngëtares e shtynë babanë e saj të ërkonte në gjykatë një autorizim ligjor mbi jetën e saj. Pak javë më parë, ikona e muzikës hodhi akuza të rënda, duke thënë mes të tjerash, se nuk i lejohej të bënte fëmijë.

Të ngjashme