ShowBiz
Britney Spears flet për herë të parë pas publikimit të dokumetarit
Demokracia
12:50 | 10 Shkurt 2021

Share:

Britney Spears ka thënë se ajo është “duke mësuar të jetojë si një person normal” pasi një dokumentar i ri për të rihap debatin rreth jetës së saj, karrierës dhe shëndetit mendor.

Framing Britney Spears, i cili u transmetua këtë javë në SHBA, trajton momentin e krizës mentale që përjetoi këngëtarja detajon në 2007, transmeton Demokracia.

Poashtu dokumentari eksploron trajtimin mediatik të yllit dhe ndërhyrjet ligjore që pasuan.

Karriera e Spears mbetet në pritje ndërsa ajo përpiqet të heqë babanë e saj Jamie nga roli i tij si kujdestari i saj.

Të martën, ajo ndau një video të saj duke performuar një nga hitet e saj, Toxic, tre vjet më parë, së bashku me një mesazh për 27 milion ndjekësit e saj.

“Mua gjithmonë më ka pëlqyer të performojë në skenë”, ka thënë ajo.

“Mirëpo tani po mësoj të jem një person normal. Më pëlqen të shijoj gjërat e zakonshme të përditshmërisë”.

Ajo shtoi: “Secili person ka historinë e tij dhe rolin e tij në historitë e njerëzve të tjerë! Ne të gjithë kemi kaq shumë histori të ndryshme dhe  të bukura./Demokracia.com

Të ngjashme