Kuriozitete
Britanikja 92-vjeçe, i bënë të gjithë për vete me lëvizjet e saj unike gjatë vallëzimit në një klub nate
Demokracia
09:03 | 29 Gusht 2023

Share:

Një gjyshe që është dashuruar në vallëzim, ka arritur t’i bëjë të gjithë për vete gjatë një performance në një klub nate në Britani të Madhe.

Bëhet fjalë për 92-vjeçaren nga Liverpooli, e cila u tregoi të pranishmëve se akoma është në formë, dhe se mund të realizojë lëvizjet e saj unike pa ndonjë problem, transmeton Telegrafi.

Në një video amatore ajo shihet e rrethuar nga të pranishmit, që e duartrokisnin derisa ajo vallëzonte nën tingujt e muzikës.

E veshur me një fustan ngjyrë rozë, Marie arriti të realizojë disa nga lëvizjet që i kishte praktikuar qysh në rini.

Pamjet e vallëzimit të saj janë shpërndarë në rrjetet e ndryshme sociale dhe kanë dëshmuar se vitet janë thjesht numra.

Të ngjashme