Lajme
Britanikët i dërgojnë Ukrainës raketat Brimstone 2, për shkatërrimin e tankeve dhe mjeteve të tjera të blinduara
Demokracia
14:59 | 27 Nëntor 2022

Share:

Ministria britanike e Mbrojtjes, ka postuar një video ku shihen raketat Brimstonte 2 që i janë dërguar ushtrisë ukrainase.

Brimstone 2 janë raketa me precizitet të lartë të dizajnuar për sulm ajër-tokë, pra të cilat mund të godasin objektivat kudo në tokë.

Sipas kësaj ministrie, forcat e armatosura të Ukrainës mund t’i përdorin ato për shkatërrimin e tankeve dhe mjeteve tjera të blinduara.

Sipas mediave të huaja, transmeton Telegrafi, ato zakonisht lansohen nga aeroplanët e forcave ajrore, e njëjtë mund t’i përdorin ukrainasit – pra t’i hedhin nga aeroplanët luftarakë.

Së fundmi Britania ka njoftuar se do t’i dërgojë Ukrainës edhe helikopterë – e kjo është dërgesa e parë e këtij lloji të armëve që po i dërgohen Kievit që nga fillimi i pushtimit rus në këtë vend.

Të ngjashme