Lajme
Britania zbutë masat anti-COVID
Demokracia
17:31 | 19 Janar 2022

Share:

Maskat e fytyrës më nuk do të jenë të detyrueshme në vende publike dhe shkolla në Angli, si dhe nuk do të kërkohen pasaportat e vaksinës për ngjarje të mëdha në vend, ka bërë të ditur kryeministri Boris Johnson gjatë adresimit para deputetëve.

Ai ka thënë se kufizimet do të zbuten për shkak se shkencëtarët e Qeverisë mendojnë se vala e infektimeve e shkaktuar nga varianti Omicron tashmë e ka arritur kulmin në shkallë vendi.

Derisa spitalet në Anglinë Veriore ende po përballen me presion për shkak të rasteve të shumta, Johnson ka thënë se pranimet në kujdesin intensiv në pjesët tjera të Britanisë kanë nisur të shënojnë rënie.

Të ngjashme