Kjo sepse, kundërsulmet ukrainase vazhdojnë të pengojnë përpjekjet e tyre”, ka deklaruar Inteligjenca e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se forcat ajrore dhe detare të Rusisë “nuk kanë vendosur kontrollin në asnjë fushë për shkak të efektivitetit të mbrojtjes ajrore dhe detare të Ukrainës, duke zvogëluar aftësinë e tyre për të bërë përparim të dukshëm”.
Në fillim të kësaj jave, Rusia njoftoi një fazë të dytë të operacionit të saj special ushtarak në Ukrainë, duke thënë se tani do të fokusohet në marrjen e kontrollit mbi Donbas.
Kjo erdhi pasi trupat ruse u tërhoqën nga verilindja e Ukrainës, pasi nuk arritën të merrnin qytetet kryesore, përfshirë kryeqytetin Kiev.
Ndërkohë, presidenti i Ukrainës, Zelensky pretendon se Moska ka ambicie për të pushtuar vende të tjera.
“Ne jemi të parët në radhë. Dhe kush do të vijë më pas?” , ka thënë Zelensky në fjalimin e tij të fundit gjatë natës.
Kjo deklaratë ka ardhur pasi një komandant i lartë rus u citua në mediat shtetërore të thoshte se Moska do të kërkonte të pushtonte Ukrainën jugore përpara se të hapte një rrugë për në një rajon të Moldavisë, shkruan Gazeta Si.
Tmerri i luftës në Ukrainë janë fotot satelitore që duket se tregojnë qindra varre masive të gërmuara në një fushë pranë varrezave të vogla në qytetin Manhush, rreth njëzet kilometra në perëndim të periferisë së Mariupolit.
Ato mund të përmbajnë nga 3,000 deri në 9,000 trupa. Moska vazhdon të mohojë çdo masakër civile, duke akuzuar liderët ukrainas se kanë “fabrikuar” të gjithë çështjen.
Por prej disa javësh administratorët e Mariupolit kanë denoncuar mizoritë dhe masakrat, përmasat e të cilave mund t’i zbehin ato të zbuluara rreth kryeqytetit.