Lajme
Britania me sanksione të reja ndaj Rusisë, synojnë familjen dhe rrethin e ngushtë të Putinit
Demokracia
13:26 | 13 Maj 2022

Share:

Britania njoftoi raundin e ri të sanksioneve që synojnë rrjetin financiar të presidentit rus, duke përfshirë ish-gruan e tij, familjen dhe rrethin e ngushtë.

Sanksionet e reja kanë për qëllim “rrjetin e dyshimtë që mbështet stilin e jetës luksoze të Putinit”, tha në një deklaratë sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss.

“Ne do të vazhdojmë me sanksione ndaj të gjithë atyre që ndihmojnë dhe inkurajojnë agresionin e Putinit derisa Ukraina të mbizotërojë”, deklaroi ajo, raporton skynews.

Të sapo sanksionuarit janë ish-Zonja e Parë e Federatës Ruse dhe ish-bashkëshorten e Vladimir Putinit, Lyudmila Ocheretnaya.

Mikhail Shelomov, një pronar biznesi rus dhe kushëriri i parë i liderit është gjithashtu në shënjestër të britanikëve.

Në listën e të sanksionuarave tani janë më shumë se 1000 individë dhe 100 subjekte të ndryshme.

Ndryshe, Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka kërkuar që asetet e konfiskuara ruse të shfrytëzohen për rindërtimin e Ukrainës.

Të ngjashme