Lajme
Britania kërkon lirimin e menjëhershëm të Navalnyt
Demokracia
20:06 | 02 Shkurt 2021

Share:

Britania e Madhe kërkoi sot nga Rusia të lirojë menjëherë udhëheqësin e opozitës Alexei Navalny, i cili u dënua sot me tre vjet e gjysmë burg, pasi gjykata vendosi se ai shkeli kushtet për lirim të kushtëzuar.

“Britania e Madhe bën thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të Alexei Navalny dhe të gjithë demonstruesve paqësorë dhe gazetarëve të arrestuar gjatë dy javëve të fundit”, tha ministri i Jashtëm Dominique Rabb, raporton Reuters.

Dënimi me kusht i Navalny me 3 vjet e gjashtë muaj u ndryshua në burgim, dhe u ul në dy vjet e tetë muaj për shkak të periudhës që ai kaloi në arrest shtëpiak.

Të ngjashme