Lajme
Britania e vendosur, i dërgon armë vdekjeprurëse Ukrainës
Demokracia
14:00 | 23 Shkurt 2022

Share:

Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën në të ardhmen e afërt, tha të mërkurën kryeministri, Boris Johnson, transmeton Demokracia.com.

“Unë mund të njoftoj Dhomë e Ulët, se në dritën e sjelljes kërcënuese të Rusisë dhe në përputhje me mbështetjen tonë të mëparshme, Britania e Madhe së shpejti do të ofrojë një paketë shtesë të mbështetjes ushtarake për Ukrainën”, tha Johnson në parlament.

Sipas kryeministrit, paketa e re do të përfshijë “ndihma vdekjeprurëse” në formën e armëve mbrojtëse dhe ndihmës jovdekjeprurëse. /Demokracia.com/

Të ngjashme