Lajme
Britania e Madhe: Rusia është ende e fokusuar në Kiev
Demokracia
07:34 | 21 Mars 2022

Share:

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se Kievi, kryeqyteti i Ukrainës, vazhdon të mbetet prioritet për Rusinë dhe trupat ruse pritet të tentojnë sërish të hyjnë në qytet në javët në vijim.

Ministria britanike ka thënë se luftimet e ashpra janë duke vazhduar në veri të kryeqytetit, mirëpo avancimet ruse nga ai drejtim kanë ngecur, shkruan BBC, transmeton Demokracia.com.

“Pavarësisht mungesës së vazhdueshme të përparimit, Kievi vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Rusisë dhe ata pritet ta bëjnë prioritet rrethimin e qytetit në javët në vijim”./Demokracia.com/

Të ngjashme