Lajme
Britania e Madhe: Rreth 15 mijë ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë
Demokracia
19:28 | 25 Prill 2022

Share:

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace thotë se sipas vlerësimeve të tyre, rreth 15 mijë ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë.

Ai tha se rreth 2 mijë automjete të blinduara ruse janë shkatërruar ose kapur nga ukrainasit, përfshirë të paktën 530 tanke, 530 transportues të blinduar të personelit dhe 560 automjete luftarake të këmbësorisë, përfshihen në këto humbje, tha Wallace.

Wallace tha gjithashtu se Rusia ka humbur më shumë se 60 helikopterë dhe avionë luftarakë.

Deri më tani, Rusia ka “dështuar në pothuajse çdo objektiv të saj”, tha Wallace por shtoi se ukrainasit ende “po luftojnë për jetën e tyre”.

 

Të ngjashme