Lajme
Britania e Madhe i këshillon qytetarët e saj: Largohuni nga Rusia
Demokracia
21:21 | 05 Mars 2022

Share:

Të gjithë qytetarët e Britanisë së Madhe që janë në Rusi dhe të cilët nuk kanë ndonjë arsye esenciale për të qëndruar, janë këshilluar nga qeveria Britanike të largohen që atje.

Fluturimet direkt nuk janë të mundura, por ka opsione tjera, siç janë linjat për në Stamboll, raporton BBC, përcjell lajmi.net

Për ta bërë më të lehtë për njerëzit që të largohen nga Rusia, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka hequr nevojën për të plotësuar një formular për gjetjen e pasagjerëve, që normalisht kërkohet të respektohen masat e koronavirusit, për ata që fillojnë udhëtimet e tyre atje, ka postuar në Twitter, Ministri i Transportit, Grant Shapps.

Kjo thirrje besohet që ka ardhur duke parë zhvillimet e fundit në Rusi, që po rrjedhin si pasojë e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës, konflikt i cili po rritet vazhdimisht.

Të ngjashme