Lajme
Britania e Madhe heq karantinën për të vaksinuarit nga Franca
Demokracia
09:05 | 05 Gusht 2021
Foto Ilustrim

Share:

Sipas një njoftimi nga qeveria britanike, personat e vaksinuar plotësisht nga Franca do të mund të hyjnë në vend  pa iu nënshtruar masës së karantinës. Javën e kaluar, Londra hoqi të gjitha kufizimet për personat plotësisht të vaksinuar që vinin nga Shtetet e Bashkuara të Amrtikës dhe vendet e BE-së.

Por për udhëtarët nga Franca kishte kufizime. Ky vendim nxiti kritika nga qeveria franceze e cila e quajti vendimin “diskriminues” dhe “të pabazuar te shkenca”.

Mbretëria e Bashkuar regjistroi më shumë se 29 mijë e 300  raste të reja të mërkurën. Vendi është përballur me rritje të rasteve për shkak të variantit Delta. Por numri i viktimave dhe shtrimeve në spital ka shënuar rënie në krahasim me muajin janar, shkruan abcnews. Kjo i atribuohet fushatës së madhe të vaksinimit.

88.7%  e të rriturve kanë marrë një dozë të një vaksine anti-Covid dhe  gati tre të katërtat janë vaksinuar plotësisht.

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2025