Lajme
Britania e Madhe dërgon tanke dhe arsenal ushtarak në Estoni
Demokracia
15:23 | 25 Shkurt 2022

Share:

Britania e Madhe ka dërguar sot pajisje ushtarake dhe tanke në Estoni kanë konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes.

Ndërsa nga pamjet që po qarkullojnë shihen një numër i madh i pajisjeve ushtarake dhe tankeve britanike duke hyrë në Estoni.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Kusti Salm tha se 850  trupat britanike shtesë do të vendosen në shtetin baltik.

Nga ana tjetër ambasadori britanik në Estoni, Ross Allen ka shkruar në rrjetet sociale se automjetet ushtarake po shkonin drejt bazës ushtarake Tapa.

Të ngjashme