Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson është lideri i fundit perëndimor që udhëtoi në kryeqytetin ukrainas për bisedime me presidentin e vendit.
Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë 120 automjete të blinduara dhe sisteme të reja raketore kundër anijeve për të mbështetur Ukrainën, tha Downing Street pas bisedimeve midis kryeministrit, Boris Johnson dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në Kiev.
“Është për shkak të udhëheqjes së vendosur të Presidentit (Volodymyr) Zelensky dhe heroizmit dhe guximit të pamposhtur të popullit ukrainas që synimet monstruoze të (Vladimir) Putinit po pengohen”, tha Boris Johnson pas takimit me Zelensky, sipas një deklarate të Downing Street.
Më parë, një zëdhënës tha se kryeministri udhëtoi në Kiev për të përcaktuar “një paketë të re ndihme financiare dhe ushtarake”.
Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar do të garantojë 500 milionë dollarë kredi për Ukrainën.