Lajme
Britania bëhet vendi i parë në botë që miraton vaksinën ndaj Omicron
Demokracia
14:54 | 15 Gusht 2022

Share:

Britania e Madhe është bërë vendi i parë në botë që ka miratuar vaksinën ndaj variantit të koronavirusit Omicron.

Sipas zyrtarëve britanikë, vaksina ndaj Omicron është miratuar nga Autoriteti Rregullator në Mbretërinë e Bashkuar.

Vaksina e prodhuar nga kompania farmaceutike Moderna synon dy variante të ndryshme të koronavirusit, virusin origjinal të vitit 2020 dhe variantin Omicron.

Ky version i përditësuar i vaksinës së Covid-10 nga kompania Moderna që synon dy variante të koronavirusit u miratua sot si dozë përforcuese për të rriturit nga Agjencia.

Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) pasi u sigurua fillimisht se plotësonte të gjitha standardet e sigurisë për shëndetin e njerëzve.

Vaksina është miratuar për përdorim te njerëzit e moshës 18 vjeç e lart, por MB planifikon të fokusojë programin e saj të vaksinimit përforcues tek personat mbi 50 vjeç dhe grupet vulnerabël.

Moderna i ka përgatitur dozat prej muajsh, kështu që pritet të jenë të disponueshme së shpejti, shkruan Financial Times. /Abcnews

Të ngjashme