Lajme
Britania ashpërson sanksionet për oligarkët rusë: Nuk do të kenë akses në bizneset e tyre
Demokracia
13:41 | 31 Mars 2022

Share:

Britania e Madhe ka nxjerrë ligje të reja që synojnë “të parandalojnë aksesin e oligarkëve rusë në shërbimet teknike të aviacionit dhe detar të Mbretërisë së Bashkuar”. Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se legjislacioni do të ndalojë aksesin në avionët ose anijet që u përkasin oligarkëve rusë ndaj të cilëve janë vendosur sanksione që pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Sipas Britanisë së Madhe kompetencat e reja ishin përdorur menjëherë për të sanksionuar biznesmenët rusë Eugene Shvidler dhe Oleg Tinkov.

Ndërkohë, sanksionet financiare, tregtare dhe të transportit të vendosura në lidhje me Krimenë janë zgjeruar në rajonet Donetsk dhe Luhansk.

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss bëri të ditur se “Nuk ka dyshim se Vladimir Putin dhe elita e tij janë befasuar nga forca e sanksioneve tona. Ne do të vazhdojmë të rrisim presionin për sa kohë që trupat ruse janë në Ukrainë, duke synuar jo vetëm bizneset e oligarkëve, por edhe pasuritë e tyre dhe stilin e jetesës ndërkombëtare.”

Të ngjashme
Lajme • 26 Qershor 2024