Lajme
Britani| Shtëpi bari me vlerë 250 mijë euro, kapen dy të rinj shqiptarë
Demokracia
11:13 | 21 Janar 2023

Share:

Dy shqiptarë janë arrestuar në Britani, pasi janë kapur duke u kujdesur për bimë narkotike në një banesë të përshtatur për këtë aktivitet.

Mësohet se të arrestuarit janë Elidon Zeka dhe Morin Lalaj.

Gjatë kontrollit fizik në ambient, policia ka sekuestruar 123 bimë narkotike dhe 169 fidanë të tjerë me vlerë 250 mijë paund.

Jashtë banesës ishte një dhe mjet i tipit BMW e cila u sekuestrua nga autoritetet. Mësohet se njëri shërbente për të transportuar drogën.

Gjatë marrjes në pyetje, Zeka nuk i është përgjigjur pyetjeve, ndërsa Lalaj tha se kishte qëndruar në shtëpi për rreth 3 javë dhe se priste të paguhej me 2600 paund për kujdesin e lëndëve narkotike.

Të ngjashme