Sport
Briken Çalja ia del me sukses në provën e dytë, ngre shtangën me peshën 151 kg
Demokracia
13:35 | 28 Korrik 2021

Share:

Briken Çalja është duke garuar sot në Lojërat Olimpike “TOKIO 2020” në kategorinë e 73 kg. Të gjithë shqiptarët i kanë sytë tek sportisti shqiptar i cili do të kërkojë medalje olimpike në sportin e peshëngritjes.

Në provën e parë në stilin e shkëputjes, Çalja vendosi shtangën në peshën 151 kg por nuk arriti ta realizonte me sukses.

Briken Calja nuk arrin dot të ngrejë peshën 151 kg on Vidnews.

Në provën e dytë Çalja provoi të ngrinte shtangen me të njëjtën peshë dhe ia doli ta realizonte. /Demokracia.com

Të ngjashme