Lajme
Breznica: Gjyqtarët në Kosovë të korruptuar, ose s’duan të japin dënimin e merituar
Demokracia
09:13 | 30 Janar 2023

Share:

Besarta Breznica nga rrjeti i grave në Kosovë është shprehur se gjyqtarët në Kosovë ose janë të korruptuar ose nuk duan të japin dënimin e merituar për personat që kryejnë vepra kriminale.

E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albani tregoi rastin kur një burrë sapo u lirua nga paraburgimi shkoi në shtëpi dhe vrau gruan.

“Të gjithë ata që kryejnë një vepër penale duhet të qëndrojnë në paraburgim deri sa të merret vendimi final. Kemi pasur raste të shumta ku burri është liruar nga paraburgimi dhe në momentin që është liruar ka shkuar dhe ka vrarë gruan. Gjyqtarët tanë po u japin kohë shumë personave që të kryejnë krime.

Gjyqtarët tanë ose janë të korruptuar ose janë bërë 1 në dhunën në baza gjinore apo një me dhunën në përgjithësi e nuk ju bën më përshtypje fare”- tha ajo.

Të ngjashme