Qyteti i Kukësit, në veri të Shqipërisë, ka një rrjet tunelesh, të cilat janë mjaftueshëm të mëdha për një qytet nëntokësor përfundi rrugëve të tij. Ato u ndërtuan nga regjimi komunist, i cili i frikësohej pushtimit nga Jugosllavia.
Qyteti i varfëruar tani shpreson se e kaluara e tij do të krijojë një të ardhme më të sigurt financiarisht. Autoritetet po e shndërrojnë rrjetin e tuneleve në një muze të gjallë historik, ku do të rikrijohet jeta në Shqipërinë komuniste./REL
https://www.evropaelire.org/a/kukes-qytet-nentokesor-tunele/32343790.html