Ndonëse në fushën profesionale McGregor po përballet me probleme të shumta, ai ka blerë një jaht superluksoz Lamborghini.
McGregor ka shpenzuar 3.6 milionë dollarë për jahtin të cilin ai e quan “supervetura e detit”, transmeton Demokracia.com
Jahti është porositur që nga muaji tetor i vitit të kaluar dhe përpos shpenzimeve të blerjes, mendohet që McGregor paguajti edhe 4 milionë dollarë për shkak të posedimit të pajisjeve shtesë.
Jahti i Conorit është rreth 19 metra i gjatë, peshon 24 tonelata dhe zhvillon 4.000 kuajfuqi.
Vetëm 63 jahte të tilla janë prodhuar për publikun super të pasur, ndërsa McGregor e ka marrë të 12-tin me radhë për nder të uiskit të tij, Proper 12.