Lajme
Brenda dy dite, dy raporte ndërkombëtare e konfirmojnë korrupsionin në Qeverinë Kurti
Demokracia
18:00 | 24 Prill 2024

Share:

E marta dhe e mërkura nuk kanë qenë ditë të lehta për Qeverinë e Kosovës. Brenda 24 orëve janë publikuar dy raporte ndërkombëtare, të cilat evidentojnë korrupsionin serioz në Qeverinë Kurti.

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Raporti i Freedom House kanë prezantuar të dhënë shqetësuese për nivelin e korrupsionin qeveritarë. Të dy raportet kanë konfirmuar aferat korruptive të qeverisë për të cilat kanë raportuar mediat gjatë vitit të fundit.

Derisa raporti i DASh-së, i cili është publikuar dje, flet për korrupsion serioz qeveritar, raporti i Freedom House tregon se edhe Qeveria Kurti është përballur me afera korruprive.

Ky i fundit që është publikuar sot thekson se Qeveria Kurti nuk ka shënuar progres në luftimin e korrupsionit.

Aty përmende ngecjet e Qeverisë në këtë fushë dhe aferat korrutuve që janë raportuar vitin e kaluar.

Beteja kundër korrupsionit vazhdon të jetë një sfidë e madhe. Megjithëse Kosova është në proces të hartimit të strategjisë së re kundërkorrupsion, progresi në këtë drejtim ka hasur në një seri bllokadash për të cilën, kryeministri Albin Kurti ia ka atribuuar dështimin ndërhyrjes së opozitës. Qeveria Kurti në vetvete, është përballur me skandalin korruptiv të rezervave shtetërore, që vazhdon të jetë nën hetim. Largimi i kret të Ekipit Special për hetim në policinë e Koosvës ka ngjallur shqetësimë në Kosovë dhe përkushtimin për luftimin e korrupsionit. Përkundër fushatës për luftimin e korrupsionit, Qeveria Kurti ka demonstruar progres të limituar”, thuhet nder të tjera në raportin e Freedom House, i cili e konsideron Kosovën si vend pjesërisht të lirë.

Gjithashtu, raporti evidenton kapjen e institucioneve të pavarur nga partia në pushtet.

Në maj, ligjvënësit e Vetëvendosjes votuan Luljeta Aliun, një analiste politike e cila mbështeti hapur “partinë në pushtet dhe është në linjë me politikat e saj, në Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM).62 AGK protestoi ndaj zgjedhjes së një mbështetësi të qeverisë për organin rregullator të transmetimit të Kosovës sinjalizon synimin e qartë të partisë për të ushtruar kontroll mbi institucionet e pavarura të medias”, thuhet në raport.

Aty theksohet edhe tendenca e pushtetit që me ligjin e ri për KPM-në, të tentojë kapjen e mediave.

“Dhjetor 2023, miratimi i projektligjit nga qeveria u prit me kritika nga mediat në Kosovë. Figura të njohura të medias protestuan se ai ishte hartuar pa konsultim paraprak me palët përkatëse të interesit dhe se dispozita e ligjit që kërkon licencimin e KPM-së për mediat online është një përpjekje e qeverisë për të kontrolluar mediat online që shkel standardet e vendosura nga Këshilli i Evropës dhe Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE)”, thuhet aty.

Raporti i DASh-it

Edhe më shqetësues ka qenë Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit. Raporti në fjalë konfirmon korrupsionin serioz qeveritar.

Në raport përmenden edhe te metat tjera të Qeverisë Kurti.

Çështjet e rëndësishme të të drejtave të njeriut përfshinin raporte të besueshme për: probleme serioze me pavarësinë e gjyqësorit; kufizime serioze për lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias, duke përfshirë dhunën ose kërcënimet me dhunë ndaj gazetarëve; korrupsion serioz qeveritar; dhunë e gjerë me bazë gjinore, duke përfshirë dhunën në familje ose nga partneri intim; dhe krime që përfshijnë dhunë ose kërcënime për dhunë që synojnë pakicat etnike ose komunitetet e tjera të margjinalizuara. Qeveria ndërmori hapa të besueshëm, por jokonsistent për të identifikuar, hetuar, ndjekur penalisht dhe ndëshkuar zyrtarët që mund të kenë kryer shkelje të të drejtave të njeriut”, thuhet në raport.

Qeveria e Kosovës ka heshtur ndaj gjetjeve të këtyre raporteve. Ndonëse kanë kaluar 24 orë nga publikimi i raportit të DASh-it, askush prej ekzekutivit nuk ka folur. Ndaj raporteve ka reaguar opozita, duke thënë se këto raporte kanë konfirmuar korrupsionin në Qeverinë Kurti.

Të ngjashme