ShowBiz
Brenda arkivit prej 30 mijë veshjesh të Kim Kardashian: “Pa Kanye-n që më udhëheq nuk di çfarë stili kam”
Demokracia
11:16 | 28 Maj 2022

Share:

Koleksioni i modës i Kim Kardashian është shumë i madh për çdo dollap.

Në episodin e ri të së enjtes të “The Kardashians” të Hulu-s, Kim Kardashian u tregoi fansave të saj pamjet brenda arkivit të veshjeve të saj. “Mendoj se kam 30 mijë copë”, i tha ylli mikeshës së saj Tracy Romulus ndërsa vizitonte ndërtesën e mbushur me veshjet e saj.

“Kam shumë gjëra dhe kam pasur kaq shumë epoka të ndryshme të modës… Kështu që dua të shoh se ku kam qenë dhe ku dua të shkoj”, tha ajo.

Ajo tregoi ndër të tjera fustanin e shkurtër të bardhë Gucci që veshi natën e Vitit të Ri 2011 në Las Vegas pas ndarjes së saj nga Kris Humphries, kur tha se ishte “më e dobët se kurrë”.

Në fillim të këtij sezoni, Kardashian tha se ajo po përjetonte “sulme paniku” pa Kanye West i cili ka qenë stilist të saj; Reperi e veshi bukuroshen brune gjatë dekadës së tyre si çift dhe ishte ai që fshihej pas shumë prej veshjeve të saj ikonike.

Ndërsa po tregonte veshjet, Tracy i kujtoi Kim-it kohën kur Kanye t pastroi dollapin e saj dhe zëvendësoi gjithçka në të.

Kam harruar se edhe unë mund të marr vendime”, tha Kim për pavarësinë e saj të sapo-gjetur.

 

 

Të ngjashme