Gjysmëorë më herët skuadra e Pejës kishte publikuar një lajm në “Facebook” ku konfirmoi largimin e trajnerit Jordanco Davidkov, ndërsa tash ka ardhur me një lajm poaq të rëndësishëm, shkruan Demokracia.com.
Peja ka zyrtarizuar sot trajnerin e ri Dragan Radovic.
Ky është trajneri i katër i Pejës brenda një edicioni, me shpresë se këtë herë janë në adresë të duhur dhe nuk do t’ju vije puna për ta larguar.
Njoftimi i plotë i KB Peja:
Nje sezone e veshtire, ndryshe ne shume aspekte dhe me shume cudira.
Ne sot prezentojme trajnerin e katert per kete sezone, e ai eshte trajneri me pervoj dhe me trofe ne e basketbollin e Kosoves, i cili se fundmi udheheqi Prishtinen drejt trofeut te Kupes.
Dragan Radovic do te jete trajneri jone i ri i cili duke i ditur te gjitha problemet tona ka vendosur qe te na bashkohet dhe ta bejme nje mbyllje sa me te sukseshme te sezones. I urojme shume sukses dhe fat. /Demokracia.com