Lajme
Brenda 24 orëve sulmohen seksualisht dy vajza në Kosovë
Demokracia
12:08 | 02 Shkurt 2021

Share:

Gjatë dy ditëve të fundit është raportuar për dy raste të ngacmimit seksual, njëri në Fushë Kosovë dhe tjetri në Zubin Potok.

Dje rreth orës 15:00 në qytetin e Fushë Kosovës është raportuar për një ngacmim seksual, ku edhe është arrestuar i dyshuari mashkull.

‘’Fushë Kosovë  01.02.2021 – 15:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt’’ – njofton Policia e Kosovës, përcjell Demokracia.com

Rast tjetër i ngacmimit seksual është raportuat edhe në Zubin Potok.

‘’Zubin Potok, 29/30.01.2021 – 21:00-4:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar si dhe është kërcënuar me armë. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së tij por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor pastaj me urdhër të prokurorit pasi intervistimit të dy palëve, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”‘-njofton Policia e Kosovës./Demokracia.com

Të ngjashme