Lajme
Brenda 24 orëve konfiskohen shuma të mëdha të parave të falsifikuara në Kosovë
Demokracia
09:30 | 25 Mars 2022

Share:

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka konfiskuara para të falsifikuara në 13 raste të paraqitura.

Gjashtë raste të monedhave të falsifikuara janë paraqitur në Prishtinë, tri në Mitrovicë, dy në Pejë dhe nga një në Gjakovë e Prizren, shkruan Demokracia.com.

Policia ka njoftuar se të gjitha monedhat janë konfiskuar, derisa rastet janë duke u hetuar.

Raporti i plotë:

Rajoni i Prishtinës, Në gjashtë raste ankuesit kanë raportuar dyshimet e tyre mbi pranimin e nga një kartë monedhe që dyshohet se janë të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar nga njësitet relevante dhe rastet janë duke u hetuar.

Prizren 28.02.2022 – 19:04. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se gjatë deponimit ka hasur në një monedhë dyshohet të falsifikuar. Monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

Rajoni i Pejës, Në dy raste ankuesit kanë raportuar dyshimet e tyre mbi pranimin/deponimin e nga një kartë monedhe që dyshohet se janë të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar nga njësitet relevante dhe rastet janë duke u hetuar.

Gjakovë 24.03.2022 – 15:00. Ankuesja femër zyrtare e bankës private, ka informuar se gjatë deponimit të parave ka hasur në një monedhë të falsifikuar. Monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

Rajoni i Mitrovicës, Në tri raste ankuesit kanë raportuar dyshimet e tyre mbi pranimin/deponimin e kartë monedhave që dyshohet se janë të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar nga njësitet relevante dhe rastet janë duke u hetuar.

Të ngjashme