Lajme
“Breeze 2022”: Shqipëria përmbyll stërvitjen vjetore në Bullgari
Demokracia
09:29 | 26 Korrik 2022

Share:

Shqipëria mori pjesë në ditën e fundit të stërvitjes ushtarake të Bullgarisë “Breeze 2022″, e cila u zhvillua në Detin e Zi pranë qytetit të Burgas-it.

Kjo e fundit, nisi të premten e 22 korrikut dhe përfundoi të hënën e 25 korrikut me pjesëmarrjen e 11 vendeve të NATO-s.

“Kanë marrë pjesë 11 shtete, përfshirë edhe Bullgarinë. 10 Aleatët e NATO-s. Forcat detare morën pjesë me avionë patrullimi”, u shpreh fillimisht ministri bullgar i Mbrojtjes, Dragomir Zakov.

Sipas tij, stërvitja ishte një masë e pranisë së NATO-s në vijën e parë.

Forcat detare nga Bullgaria, Shqipëria, SHBA-të, Greqia, Belgjika, Italia, Franca, Polonia, Rumania, Letonia dhe Turqia po marrin pjesë në stërvitje dhe atyre do t’u bashkohet Komanda Detare e NATO-s.

Në stërvitje morën pjesë 1 mijë e 390 ushtarakë, 24 anije luftarake, pesë aeroplanë dhe katër helikopterë.

Stërvitjet erdhën në një kohë të tensionuar për sigurinë e Evropës.

Kjo, pasi autoritetet moldave penguan trupat ruse të vendosura në Transnistria të kalonin nëpër territorin e tyre.

Anijet e NATO-s morën pjesë gjithashtu në stërvitjen “Breeze” në Detin e Zi në mes të luftës në Ukrainë.

“Breeze” është projektuar për të rritur ndërveprimin e njësive pjesëmarrëse dhe për të forcuar bashkëpunimin.

Kjo, duke praktikuar teknika të ndryshme luftarake në një skenar shumëdimensional.

Forcat shumëkombëshe pjesëmarrëse dhe ekuipazhet e tyre u testuan në një gamë të gjerë taktikash luftarake duke u fokusuar në sigurinë rajonale.

Një stërvitje tjetër u zhvillua në portin bullgar të Varna-s, e cila ndodhet pranë qytetit ukrainas të Odesa-s, aktualisht nën rrethim nga marina ruse.

Të paktën 390 ushtarë nga njëmbëdhjetë vende morën pjesë në stërvitje.

Stërvitjet “Breeze” janë kryer nga NATO që nga viti 1997.

Vitet e fundit, “Sea Breeze” gjatë verës ishte një manovër tradicionale detare e Detit të Zi që përfshinte edhe marinën ukrainase.

“Sea Breeze” është mbajtur në territorin e Ukrainës që nga viti 1997.

US Navy Ships Stay Home As NATO Flexes Black Sea Muscle

Kjo, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit të vitit 1993 për Marrëdhëniet e Mbrojtjes dhe Ushtarake ndërmjet Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-ve dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës.

Trajnimi përbëhet nga komponentët e detit, tokës dhe ajrit.

Vitin e kaluar, detyrat kryesore të stërvitjeve ishin përgatitja e ushtarakëve, shtabit dhe njësive të marinës ukrainase për veprime të përbashkëta me formacionet ushtarake të forcave të armatosura të vendeve anëtare të NATO-s.

Objektivat përfshinin gjithashtu fitimin e përvojës në planifikimin operacional, kryerjen e operacioneve luftarake sipas standardeve dhe procedurave të NATO-s, rritjen e nivelit të ndërveprueshmërisë.

SHBA-të
Stërvitjet e marinës amerikane, të quajtura më parë “thelbësore” në frenimin e agresionit rus në Evropë, janë anuluar, kanë konfirmuar zyrtarët.

Vitin e kaluar, komandanti amerikan Daniel Marzluff, deklaroi për “Newsweek” se Sea Breeze ishte “thelbësor” në frenimin e agresionit rus dhe për të pohuar mbështetjen e SHBA-ve dhe NATO-s për Ukrainën.

Planifikimi për “Sea Breeze 2022” vazhdoi deri në pushtimin e fundit rus të Ukrainës më 24 shkurt.

U.S. Navy Defends ‘Essential’ Black Sea Drills as Russia Threatens Violent Response

Një takim planifikimi u zhvillua në qytetin port ukrainas të Odessa në janar, me një përsëritje të anuluar më pas të planifikuar për në mars.

Por në një e-mail të shtunën, kapitene Tamara Lawrence, e Forcave Detare të SHBA-së në Evropë-Afrikë, theksoi se një operacion më i vogël i NATO-s i cili nuk përfshinte asnjë anije luftarake amerikane ishte duke u zhvilluar.

“Forcat Detare të Evropës mbeten të përkushtuara ndaj aleatëve dhe partnerëve tanë të Detit të Zi, e demonstruar nga pjesëmarrja jonë në përsëritjen e këtij viti të stërvitjes së NATO-s Breeze 2022 të udhëhequr nga Bullgaria”, nënvizoi Lawrence.

Të ngjashme