Kuriozitete
Braziliani martohet me nëntë gra – thotë se po feston “dashurinë e lirë”
Demokracia
11:28 | 18 Nëntor 2021

Share:

Modeli brazilian, Arthur O Urso, vendosi të martohej me nëntë gra në një martesë kolektive për të festuar “dashurinë e lirë”.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, dasma u zhvillua në një kishë katolike në qytetin e Sao Paulos.

Arthur ishte më herët i martuar vetëm me Luana Kazaki, derisa dyshja tashmë kanë kaluar së bashku muajin e mjaltit.
Read more

Megjithatë, ata vendosën të zyrtarizojnë martesën me nëntë gra të tjera për të festuar ‘dashurinë e lirë’ dhe për të protestuar kundër monogamisë.

Në martesën e tyre të parë, Arthur dhe Luana fituan famë duke publikuar foto të muajit të tyre të mjaltit në një qytet liberal francez, në Cap D’Agde.

Të ngjashme
Kuriozitete • 09 Maj 2025